Autoritetet serbe goditën një grup të fuqishëm kriminal në një operacion që nisi mbrëmjen e djeshme dhe përfundoi me 16 të arrestuar, mes të cilëve kapoja i tifozëve të Partizanit të Beogradit, Velja Nevolja, i akuzuar për vrasjen e Zdravka Radojevica, tifoz i rivalëve të Crvena Zvezda.
Mediat serbe shkruajnë se ky është operacioni më i madh i 10 viteve të fundit.
Zëvendës shefi i drejtorisë së policisë kriminale Ninoslav Cmolić tha se operacioni i mëngjesit të sotëm për arrestimin e një grupi të organizuar kriminal, i cili fshihej pas grupit të tifozëve të Partizanit, tregoi se nuk ka njerëz të mbrojtur në vend dhe se asnjë organizatë kriminale nuk do të tolerohet.
“Grupi kriminal që u shkatërrua këtë mëngjes është përgjegjës për një seri krimesh më monstruoze, mbase në dekadat e fundit. Ky grup ka qenë gjithmonë i fshehur pas tifozëve të Partizanit, por ata nuk janë tifozë por kriminelë. Nuk do të tolerojmë asnjë” tha Cmolić.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vlerësoi bashkëpunimin midis Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar duke e cilësuar “një goditje të madhe për mafien”.
“Kjo është një goditje e madhe për mafian dhe krimin e organizuar” tha Vuçiç. “Jam i lumtur që policia dhe ministri bënë një punë të mirë dhe besoj dhe shpresoj që kjo luftë të vazhdojë” tha ai./ db/Abcnews.al