Aksioni kundër lidhjeve të paligjshme të ujit do nisë nga institucionet. Në këtë fazë të parë të aksionit, janë lidhur 6 mijë kontrata të reja për furnizimin me ujë. Një takim pune është zhvilluar sot me 12 prefektët në vend.
Aksioni kundër lidhjeve të paligjshme në sektorin e ujit do të nisë nga institucionet publike, për të vazhduar më pas me bizneset e qytetarët. Këtë ka theksuar zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati gjatë një takimi pune me prefektët e 12 qarqeve të vendit.
Zv.ministri u kërkoi Prefektëve të monitorojnë sistematikisht punën e bashkive dhe ujësjellësat në zonat respective, duke patur parasysh se kjo ëshë faza e parë, ajo e ndërgjegjësimit të qytetarëve
1 Shkurti është data që do nisë aksioni derë më derë për të verifikuar situatën në vend. Konsumatorët që do rezultojne pa kontrata, apo që kanë lidhje të paligjshme në rrjetin e ujit, do të penalizohen./abcnews.al