Pas publikimit lajmeve në media, ku pretendohej për përfshirjen e anëtarëve të Partisë Socialdemokrate në veriun e vendit në veprimtari të paligjshme gjatë procesit zgjedhor. Partia e drejtuar nga Tom Doshi i ka cilësuar si “dezinformim i qëllimshëm dhe dashakeqës”, duke i hedhur poshtë.
“Lajmet janë të pavërteta dhe spekulative. janë sulme të drejtpërdrejta ndaj PSD-së, pasi asnjë nga anëtarët tanë nuk është përfshirë në krime zgjedhore.”, thuhet në reagimin e Partisë socialdemokrate.
Më tej, partia thekson se “nuk ka patur prezencë të policisë dhe as BKH-së në asnjë shtab, në asnjë zyrë elektorale te saj.
PSD ka ripërsëritur mbështetjen e saj për institucionet e drejtësisë, duke nënvizuar rolin që ka luajtur vetë në nxitjen e hetimeve për krime zgjedhore.
“Ne mbështesim SPAK-un në mënyrë të padiskutueshme, madje kemi bërë deklarata të shpeshta si dhe thirrje për SPAK-un dhe GJKKO-në që të hetojnë çdo krim zgjedhor.”, shkruan në reagimin e PSD.
Por Partia Socialdemokrate pranon se kontrolle janë kryer në banesën kryetarit te PSD-së për Malësinë e Madhe, Ardian Hysa.
“Sipas procesverbalit të lëshuar nga SPAK-u, rezulton se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në banesën dhe mjedisin e tij të punës. Ardian Hysa është treguar bashkëpunues dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë në dispozicion të organeve ligjzbatuese.”, theksohet më tej në reagim.