Aksioni i “Rrugores”, arrestohen 42 shoferë gjatë fundjavës, pezullohen 219 patenta

schedule17:12 - 9 Gusht, 2021

schedule 17:12 - 9 Gusht, 2021

Policia e Shtetit ka bërë me dije bilancin e fundjavës. Policia Rrugore gjatë kontrolleve të kryera të gjitha akset rrugore ka arrestuar në flagrancë 42 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu, sipas policisë janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 123 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në dyfishin e normës së lejuar), 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 31 për qarkullim në sens të kundërt.

Njoftimi i plotë:     

📌Policia e Shtetit

Më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur edhe nga fluksi i madh i automjeteve jo vetëm përgjatë fundjavës, por edhe në ditët e zakonshme, Policia Rrugore ka rritur masat duke monitoruar 🚔 me radarë📸, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, si dhe akset kryesore rurale.

➡️ Si rezultat i masave të shtuara përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 42 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

➡️ Janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 123 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në dyfishin e normës së lejuar), 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 31 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjatë kontrolleve parandaluese, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, Policia Rrugore, përgjatë fundjavës ka goditur 4 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht: 2 raste janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 2 nga Njësia për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë.

➡️ Shtetasi H. Sh., 30 vjeç, duke drejtuar tip “Porche”, në rrugën “Ded Gjo Luli”, iu ka ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore, për shmangien e bërjes së testit të alkoolit;

-➡️ Shtetasi Z. F., 54 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në rrugën “Jordan Misja”, iu ka ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit;

➡️ D. P., 39 vjeç, banues në Mitroc, Kosovë, i cili është konstatuar nga shërbimet e Policisë të Njësinë së Autostradës Milot-Morinë, duke kryer manovra të gabuara me një mjet kamion tip “Scania”, në rrugën Milot-Morinë, iu ka ofruar para shërbimeve të Policisë, për të shmangur masën administrative;

➡️ Në segmentin rrugor Skurraj – Milot është konstatuar drejtuesi i një mjeti autobus, i cili po qarkullonte pa rrip sigurimi. Pas ndalimit, drejtuesi i autobusit, shtetasi R. S. iu ka ofruar para shërbimeve të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.

➡️Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, përgjatë fundjavës janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 4795 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep.

➡️Në çdo aks rrugor nacional dhe qendra urbane në  24/7 ka radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

g.v/abcnews.al