Policia ka kaluar në gatishmëri prej së martës, pavarësisht se Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk kishin njoftuar për protestë para Parlamentit. Por aktivistë dhe të rinj të opozitës, vendosën pankarta dhe hodhën kapsolla në drejtim të oborrit të parlamentit, dhe ngritën një dron me banderolën ku shkruhej “Parlamenti i krimit”.
Edhe pse ishte njoftuar se nuk do të kishte protestë nga opozita para Parlamentit, përsëri policia e Shtetit dhe Garda e Republikës ishin në gatishmëri të plotë. Plani i hartuar prej ditë së martë, ndërsa kordonet që pengonin kalimin e qytetarëve ishin vendosur në të gjittë perimetrin e sigurisë përreth parlamentit.
Gjithashtu Garda e Republikës ndodhej edhe në ndërtesat më të larta të zonës, ashtu si ka vepruar edhe në protestat së shkuarës. Pak para se të fillonte seanca, disa të rinj të Partisë Demokratike vendosën pankarta në hyrjen kryesore të Kuvendit.
Për ta nxehur pak situatën menduan aktivistët e Partisë Demokratike, duke hedhur në oborrin e Parlamentit disa kapsolla, ndërkohë që në seancë betoheshin deputetët e rinj. Hedhja e kapsollave ka zgjatur vetëm disa çaste, për t’ia lënë vendit një droni që u shfaq mbi godinë, i cili mbante një banderolë në të cilën shkruhej “Parlamenti i krimit”./abcnews.al