Aksioni i pastrimit shtrihet në Shkumbin

schedule21:17 - 20 Prill, 2018

schedule 21:17 - 20 Prill, 2018

Lumenjtë nuk mund të jenë më landfille për bashkitë dhe komunat, ky është paralajmërimi i Ministrit të Turizmit Blendi Klosi, gjatë aksionit të pastrimit të shtratit të lumit Shkumbin.

Aksioni i pastrimit  “Të pastrojmë tokën që duam” i iniciuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit është shtrirë në shtratin e lumit Shkumbin. Ministri Klosi ishte në Urën e Polisit në Librazhd ku edhe paralajmëroi se lumenjtë nuk mundt të shërbejnë më si landlille.

“Lumenjtë nuk mund të jenë landfilde të hapura për Bashkitë apo për ish komunat, apo për ndonjë fshat të vogël, duhet që për mjedisin të punojmë të gjithë së bashku”.

Duke vlerësuar punën e bërë në të gjithë vendin prej datës 16 prill, ministri Klosi tha se pas datës 22 prill institucionet e zbatimit të ligjit do të vihen shumë më tepër në veprim, pasi mjedisi nuk mund të trajtohet si mall pa zot. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!