Aksioni i IKMT te “5 Maji”, dy banorë lidhen me pranga, një tjetër ngjitet në çati. Ndërhyn FNSH

schedule12:20 - 19 Janar, 2022

schedule 12:20 - 19 Janar, 2022

Banorët e lagjes “5 Maji” në Tiranë kanë shfaqur forma të ndryshme rezistence ndaj aksionit të IKMT që ka nisur mëngjesin e sotëm për shembjen e banesave në kuadër të procesit të rindërtimit.

Dy prej tyre janë lidhur me pranga me njëri tjetrin duke paralajmëruar se do të vetëflijohen.

Lexo edhe: Protesta e banorëve të “5 Majit” kundër shembjeve “bashkon” në terren PD-në

Ndërsa një tjetër është ngjitur në çati duke lidhur njërën nga duart me pranga. Ai ka paralajmëruar se nëse fadroma nuk largohet do hidhet nga lartësia.

Pas disa minutash ka ndërhyrë FNSH duke e larguar të riun nga çatia ndërsa fadroma ka ndalur punën për pak momente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!