Në ditën e dytë të aksionit për shembjen e 15 banesave në Shkozë, banorët nuk bënë rezistencë. Për “Abc Neës”, ata u shprehën se do të vijojnë të qëndrojnë në gërmadhat e shtëpivce të tyre, pasi nbuk kanë anjë mundësi tjetër për t’u strehuar.
Mjetet e Rënda të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrotjes së territorit, vijuan edhe ditën e dytë aksionin për shembjen banesave të tjerë në zonën e Shkozës, të cilat preken nga devijimi i Lumit të Lanës.
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes rreth 200 forca policore, kishin rrethuar zonën, nga frika e një reagimi të mundshëm të familjarëve që mbetën pa shtëpi. Negociatat rezultuan të kota ndërmjet IKMT-s dhe dy familjeve të Isni Kalisë e Artan Cullhaj.
Banesat u zëruan në një hark kohor prej dy orësh, ndërsa mbetën në qiell të hapur afërsisht 20 persona. ABC News, u rikthye edhe njëherë në gërmadhat e shkaktuar nga fadromat e IKMT. Fëmijë dhe të moshuar e kanë të pamundur të shkëpusin të shkuarën.
Kjo ishte e vetmja gjë me vlerë që kishin arritur të ndërtonin gjatë dy dekadave të fundit. Të vetmet gjëra që kanë mundur të shpëtojnë familja Kalia ishin vetëm këto divane. Të mbledhur rreth kryefamiljarit, anëtarët e tjerë po shikojnë si mundësi të vetëm ngritjen e një çadre në oborrin e shtëpisë së shembur.
Vetëm pak metra larg shtëpisë së Isnisë, ndodhet ajo e tre vëllezërve Çullhaj. Në gjendje të rënduar psikologjike ata kërkojnë një zgjidhje pasi kanë edhe fëmijë në shkollë dhe të moshuar me disa sëmundje.
Ish-deputetit i PD-s, Aldo Bumçi kërkoi që shteti të marr në ruajtje banorët e tij dhe jo ti hedh në rrugë të madhe. Në listë për shembur ka mbetur edhe banesa e familje Hoxha.
IKMT ka planifikuar në total për fazën e parë të shemb 15 banesa. Ato preken nga gjurma e Unazës së Madhe ndërsa mbesin në qiell rreth 50 persona./ABC News Albania