Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Vlorës kanë nisur një tjetër aksion në vijim të operacionit të djeshëm ku u sekuestruan 4 tonë drogë në fshatin Babicë e Vogël. Aksioni është përqëndruar në fshatrat Velçë e Drashovicë, ku ndërkohë është arrestuar një person.
Ai ështëNazer Seiti, i cili rezulton që kërkohet nga prokuroria e Katanias për trafik të lëndëve narkotike. Nga burime të ABC News mësohet se Seiti është i përfshirë në dosjen e Habilajve. Ndërsa prej ditës së djeshme po kërkohet edhe Florian Habilaj i njohur me nofken LOLO. Forca të shumta policie ndodhen në terren dhe po bëjnë krehjen e disa zonave për të kapur persona që dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë të kryer nga grupi i drejtuar nga Moisi Habilaj.
Aksioni i dytë antidrogë në Vlorë, ndalohet një person
schedule22:18 - 19 Tetor, 2017
schedule 22:18 - 19 Tetor, 2017