Aksioni blic i policisë, si u zbulua baza e armatimeve në Elbasan

schedule13:54 - 18 Nëntor, 2018

schedule 13:54 - 18 Nëntor, 2018

Policia e Shtetit ka dyshime se banesa e Naim Gjarrit, ku u gjet lënda shpërthyese, bashkë me dy pistoleta dhe municion luftarak në qytetin e Elbasanit, përdorej si bazë për ruajtjen e armatimit. Prej disa ditësh shtëpia në lagjen “Emin Matraxhiu”, mbahej në vëzhgim, ndërsa për të hyrë brenda saj u kërkua ndihma e FNSH-së. Bashkë me Naim Gjarrin në pranga përfundoi edhe Enver Çapja.

Zbulimi i ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasnit që vijonë të mbeten ende pa autor, si edhe parandalimi i tyre, ishte porosia e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të zhvilluar me vartësit e tij pak ditë më parë në Drejtorinë e Vendore të Policinë në Elbasan.

Burime nga drejtoria e Policisë së Shtetit pohojnë se, aksioni i kryer në të shtunën periferi të qytetit të Elbasanit ishte mirëorganizuar , për shkak të rrezikshmërisë së lartë, u kërkua edhe ndihma e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Finalizimi i operacionit ka çuar në arrestimin e Enver Çapja, 57 vjeç dhe Naim Gjarri, 38 vjeç. Në banesën e këtij të fundit në një ambient të përshtatur u gjet një sasi prej 1.5 kg lëndë eksploziv bashkë me mekanzim shpërthyes. Policia thotë se ka paranduar një ngjarje kriminale, pasi kishte dyshime se “bomba me telekomandë” mund të përdorej në një atentat ne distancë kundër jetës. Ende nuk dihet se kush ka qenë objektiv i atij atententati por, uniformat blu qëndrojë të dislokuar në dy pika të nxehta të Elbasait, në hyrje e në dalje të tij.

Ndërkohë, në banesën e Gjarrit u gjetën edhe dy armë zjarri pistoletë, municion luftarak si edhe para. Dyshohej se, shtëpia në lagjen “Emin Matraxhiu”, shërbente si bazë për të fshehur armatim luftarak, por që kishte rënë në gjurmët e policisë nga prej disa kohësh. Grupet kriminale janë kthyer në shqetësim për banorët e Elbasanit, ndërsa zbulueshmëria nga ana e policisë, pothuajse ka qenë zero.

Më 16 nëntor një granatë ofensive u hodh në ambientet e brendshmë të një lokali në qendër të Elbasnit, teksa mbeti i plagosur 34-vjeçarit Albert Alterziu, i dënuar më parë për vrasje. /abcnews.al