Në Lezhë, punonjësit e ndërmarrjes së ujësjellësit të ndihmuar edhe nga policia, po ndërhyjnë për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujit të pijshëm.
Siç shikoni dhe nga pamjet në tubacionin kryesore që furnizon qytetin e Shëngjinit janë zbuluar shumë lidhje, të cilat banorët i përdorin për vaditje të tokave.
Për pasojë, presioni i ujit është i ulët dhe shumë banorë që jetojnë në pallate nuk furnizohen.
Zyrtarët e ndërmarrjes së sh.a Ujësjellës Kanalizimë në Lezhë premtojnë se në zonën turistike në Shëngjin nuk do të ketë probleme me ujin e pijshëm./abcnews.al