Aksion pastrimi në Tiranë, Veliaj: Të tregojmë se jemi europianë

schedule13:23 - 14 Shtator, 2019

schedule 13:23 - 14 Shtator, 2019

Mëngjesi i të shtunës shumë qytetarë në Tiranë i gjeti duke pastruar. Bashkia riktheu aksionin e pastrimit në segmente rrugore, urat kryesore dhe hapësirat pranë shkollave. Kryebashkiaku Erion Veliaj shoqëruar nga anëtarë të Këshillit Bashkiak iu bashkua vullnetarëve që ndodheshin përgjatë rrugës nga Kombinati në Ndroq.

“Ca gjëra i ka në dorë Gjermania, Franca apo Holanda, por ca gjëra për të qenë europianë, i kemi në dorë vetë. Gomat, shishet, mbeturinat, të gjitha papastërtitë, nuk na i kanë sjellë armiqtë imagjinarë. Nuk na i ka bërë as greku, as serbi, as turku, i kemi bërë vetë. Tirana është sot dita me natën, ku e ku më e pastër, por duhet të jetë xixë, nëse duam të jemi realisht një vend europian”.

Veliaj theksoi se për një qytet të pastër kontributi i qytetarëve është i nevojshëm pavarësisht angazhimit të institucioneve që merren me pastrimin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!