SHKODËR- Gjatë kontrolleve në territoret e 5 njësive administrative, në qarkun e Shkodrës, u gjetën dhe u asgjësuan 1447 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.
Policia e Shkodrës thotë se janë proceduar penalisht 4 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi detyre”.
Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. /abcnews.al

