Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksion kundër zaptimit të plazhit/ Sekuestrohen dhjetëra shezlogë të vendosur pa leje në hapësirat publike të Shëngjinit

schedule14:34 - 30 Qershor, 2026

schedule 14:34 - 30 Qershor, 2026

Sekuestrohen shezllonge në plazhin e Shëngjinit.

Bashkia Lezhë ka ndërmarrë një aksion në plazhin e Shëngjinit kundër zaptimit të hapësirave publike nga subjekte private, të cilat kishin shtuar në mënyrë të paligjshme shezllone dhe çadra në zonat e destinuara për pushuesit.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë tha se këto ndërhyrje synojnë lirimin e hapësirave publike të destinuara për pushuesit pa pagesë, ndërsa theksoi se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë ndaj çdo subjekti abuzues.



Bashkia e Lezhës ka sqaruar se të gjitha shezllonet e vendosura në hapësira publike pa pagesë do të sekuestrohen dhe asnjë subjekt nuk mund të tolerohet. Rreth 80% e hapësirës në bregdetin e Lezhës administrohet nga bashkia dhe 60% e saj është pa pagesë për të gjithë pushuesit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!