Aksion kundër trafikut të drogës në Tiranë, 3 të arrestuar, sekuestrohet 1.1 kilogramë kokainë

schedule07:51 - 26 Qershor, 2024

schedule 07:51 - 26 Qershor, 2024

Antidroga e Tiranës ka arrestuar 3 persona gjatë një aksioni të zhvilluar kundër trafikut të drogës në Tiranë.

Mësohet se 3 të rinj janë kapur në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në tentativë për të shitur një sasi të konsiderueshme kokaine.

Gazetari Ervin Leka tha për “ABC News” se pas kontrollit policia ka gjetur në një makine 1.1 kg kokainë. Gjatë aksionit 3 personat kanë tentuar të largohen me vrap, por janë kapur nga agjentët e antidrogës. Në rrugën “Myslym Shyrit”, janë arrestuar të rinjtë, P. Shyti, Xh. Ajasllari dhe E.Rakipi.p

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!