Postblloqe policie janë vendosur në të gjithë akset e rrethit Krujë, e kryesisht të Fushë-Krujës.
Forca të Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga forcat operacionale të Drejtorisë Tiranë, ushtrojnë kontroll në këto akse për parandalimin e paligjshmërisë, ndalimin e personave në kërkim, si dhe ndalimin dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike.
Drejtuesit e rinj të Komisariatit të Policisë Krujë kanë vënë në kontroll të veçantë zonat e nxehta të këtij rrethi, të cilat shquhen për eksponentë me rekorde të rënda kriminale, por edhe zonat problematike për kultivim kanabisi.


