Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksion antidrogë në disa qytete/ Balla: Brenda 24 orëve janë arrestuar 37 persona

schedule13:10 - 7 Janar, 2024

schedule 13:10 - 7 Janar, 2024

Operacioni “Tempulli” vijon të kap sasi narkotikësh, gati për t’i shitur pranë shkollave në vend.

Në Durrës, dy vëllezër, të moshave 45 dhe 41 vjec, janë vënë në pranga. Gjatë një aksioni policor, atyre u janë gjetur 1 kilogram kokainë, që dyshohet se do ta shisnin në doza pranë shkollave, e lokaleve në Durrës. Atyre u janë sekuestuar 2 automjete dhe 4 celularë.

Ndëkorhë, gjatë 24 orëve janë arrestuar 37 persona, gjatë një aksioni policor në 12 qytete të vendit.

Në Durrës u sekuestrura 1.1 kilogram kokainë. Lënë narkotike, kokainë e kanabisë janë gjetur dhe në Sarandë e Lezhë, si dhe janë sekuestruar një shumë parash në euro, e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe  armë zjarri, municion luftarak dhe armë të ftohta.

Në veriun e vendit, në pikën kufitare të Morinës është vënë në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të drejtësisë italiane, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Organizata kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”.

Aksioni I policisë ishte i shtrirë, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe në Morinë të Kukësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!