Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Aksidetohet për vdekje shqiptari në Greqi

schedule11:58 - 16 Shtator, 2018

schedule 11:58 - 16 Shtator, 2018

Një 48-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në ishullin e Kretës në Greqi. Viktima po udhëtonte me motor kur u përplas nga një makinë.

Sipas mediave greke, 48-vjeçarit iu dha ndihma e parë sa më shpejt, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.



Identiteti i tij nuk është bërë me dije. Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme në një prej akseve më të rrezikshme të këtij ishulli. Mediat vendase shkruajnë se që prej fillimit të vitit, në Kretë kanë vdekur 38 persona nga aksidentet rrugore.

48-vjeçari shqiptar që udhëtonte me motor është viktima e fundit. Policia greke është duke hetuar për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!