Policia e Beratit ka arrestuar një 56 vjeçar i cili akuzohet se duke drejtuar automjetin tip Benz ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur tek Ura Vajgurore ku shtetas me A.S, duke drejtuar mjetin tip Benz aksidentoi shtetasin A.A, 61 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Ndërkohë nga Seksioni i Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.S, 56 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi duke drejtuar mjetin tip Benz aksidentoi shtetasin A.A, 61 vjeç, banues në Ura Vajgurore, i cili ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat pë veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal./abcnews.al