Aksidentoi për vdekje 21-vjeçaren greke/ I riu shqiptar përballë gjykatës, i kërkon falje familjes. Nëna e viktimës: Të dënohet!

schedule11:10 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 11:10 - 1 Dhjetor, 2023

I riu shqiptar që aksidentoi për vdekje një vit më parë 21-vjeçaren greke është shprehur i penduar para policisë. Gjithashtu 27-vjeçari i ka kërkuar falje familjes së Emës.

Ai ka rrëfyer se kujton momentin kur e reja ishte gjendur përpara automjetit të tij shumë papritur dhe se tentoi të reagonte duke shtypur frenat, por makina i doli jashtë kontrollit.

“Ajo u gjend papritur para meje, nuk e kisha parë. Nuk pata kohë as të shihja ç’po ndodhte. Shtypa frenat dhe makina më shkoi në drejtim të kundërt. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi”, ka thënë 27-vjeçari.

Ndërsa lidhur me veprimin e tij për t’u larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë asnjë ndihmë të 21-vjeçares, ai ka deklaruar se ishte tmerruar dhes e nuk dinte si të sillej në situata të tilla.

“Nuk ndodh çdo ditë që ne godasim njerëzit, kështu që unë nuk dija se çfarë të bëja, e di që kam vepruar gabim, por isha i turbulluar në ato momente”, tha ai.

Nga ana tjetër nëna e 21-vjeçares kërkon që i riu shqiptar të marrë dënimin që meriton, duke thënë se asnjë kërkim falje nuk ia kthen vajzën.

“Pres dhe shpresoj për një ndëshkim siç e meriton. Nuk kërkoj asgjë më shumë se dënimin e tij”, thekson nena e Emës. Ajo gjithashtu thekson se nuk i intereson të dëgjojë ndonjë falje nga 27-vjeçari.

/abcnews.al/