Vdes një tjetër minator/ Bulqizë, 60-vjeçari pa shenja jete ne spital

schedule12:54 - 2 Qershor, 2024

schedule 12:54 - 2 Qershor, 2024

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në minierën e Bulqizës këtë të diel. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11.30.

Mësohet se Zeni Murati ka mbërritur pa shenja jete në spital, pasi është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar.

Policia ka shoqëruar personat përgjegjës të galerisë së kromit, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentimin e këtij rasti.

Tragjedia me viktima në minierat e Bulqizës përsëritet brenda pak ditësh. Në 21 maj, minatori 29 vjeçar Armand Peshku humbi jetën pasi një masiv dheu e zuri poshtë teksa ishte duke punuar në nëntokë. Po ashtu i plagosur rëndë mbeti punëtori tjetër, 40 vjeçari Hajdar Bala, i cili u dërgua me helikopter në spitalin e traumës me dëmtime të shumta në trup.

Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi administratorin e subjektit minerar, pasi nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galeri është shembur një masiv gurësh, i cili ka zënë dy vagonistët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!