Aksidentohet për vdekje drejtuesi i një biçiklete në Elbasan

schedule10:16 - 25 Mars, 2019

schedule 10:16 - 25 Mars, 2019

Një aksident me vdekje ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen “Shënkoll” të qytetit të Elbasanit. Një 63-vjeçar duke drejtuar mjetin kamionçinë tip “Benz” me targë AA 223 BB, ka përplasur 50-vjeçarin, Gëzim Keci, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ai u dërgua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjekësore, por disa orë me vonë ndërroi jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. Shkak i aksidentit dyshohet pakujdesia e treguar nga të dy drejtuesit e mjeteve./abcnews.al