Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur pasi automjeti i tyre doli nga rruga. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës në Itali në autostradën A21 në Manerbio.
Shqiptarët udhëtonin drejt Brescia, kur makina humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Njëri prej shqiptarëve është në gjendje të rëndë, kurse tre të tjerët raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.
Emrat e tyre nuk janë bërë me dije, por sipas mediave italiane, të gjithë shqiptarët janë muratorë. Shkaqet e aksidentit për momentin janë të paqarta. /tvklan.al