Aksidentohet një autobus i linjës Tiranë-Bruksel. Mësohet se aksidenti është shënuar në një autostradë të Beogradit, Serbi. Sipas informacioneve të para, asnjë pasagjer në autobus nuk është lënduar.
Ndërkohë, në automjetin tjetër të përfshirë në aksident ka mbetur e vdekur një grua ndërsa raportohet gjithashtu edhe për persona të plagosur, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore./abcnews.al