Tetë policë janë lënduar nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës të premten në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Laura Nushi, drejtoreshë e Spitalit të Mitrovicës, ka bërë se policët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, shkruajnë mediat në Kosovë.
“Ekipet kujdestare janë mobilizuar dhe është aktivizuar shtabi emergjent dhe kanë reaguar në një veprim të menjëhershëm. Pas ekzaminimeve të bëra, gjendja e të gjithë zyrtarëve policorë mund të themi se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Për ekzaminime shtesë janë dërguar tre prej tyre në QKUK e pesë të tjerë janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë ajo.
Autoblinda e Policisë, sipas njoftimit, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.