Aksidentohet ambulanca në Rinas, lëndohet pacientja dhe një tjetër

schedule19:19 - 9 Janar, 2022

schedule 19:19 - 9 Janar, 2022

Një ambulancë është përfshirë në aksident në rrugën e Rinasit, mbrëmjen e sotme. Policia bën me dije se rreth orës 18:20 ambulanca është përplasur me një mjet.

Për pasojë ka mbetur e lënduar pacientja që ndodhej në ambulancë, K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 09.01.2022, rreth orës 18:20, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E. B., me mjetin e ambulancës të spitalit të Fierit.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

g.v/abcnews.al