Një i mitur është plagosur këtë të enjte pasi u përpls nga një makinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 20:10 në lagjen Nr.17 të Durrësit. Siç ka njoftuar policia, 45-vjeçari E.Xh., duke drejtuar automjetin e tij aksidentoi 10-vjeçarin R.P.
Fëmija u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al