Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë mesnatës, në Fushë Prezë ku humbën jetën katër persona. Viktimë mbetën dy vëllezërit Enejdi Laçi dhe Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.
Ndërkohë është mësuar se Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi kishin shkuar në Rinas ku edhe kanë pritur të kthehej nga Gjermania Enejd Laçin.
Më pas kur janë kthyer për të shkuar në banesën e tyre, janë përplasur nga pas me betonieren. Pas përplasjes makina e të rinjve është përfshirë nga flakët. Ku fatkeqësisht asnjë prej të rinjve nuk ka mundur të shpëtojë edhe pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Ndërkohë pas hetimeve është mësuar se drejtuesi i betonierës, Aleksandër Krrashi nuk ka pasur patentën e duhur për këtë kategori.
/abcnews.al/