Aksidenti tragjik në Tunelin e Kalimashit, arrestohet drejtuesi i “Benz-it”

schedule12:07 - 19 Tetor, 2023

schedule 12:07 - 19 Tetor, 2023

Pasditen e djeshme, një aksident tragjik u regjistrua në Tunelin e Kalimashit, ku dy makina u përplasën me një autobot.

Si pasojë e këtij aksidenti ndërruan jetëë dy persona dhe tre të tjerë u plagosën.

Policia ditën e sotme ka arrestuar drejtuesin e automjetit tip “Benz”, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford”, ku humbën jetën drejtuesi dhe pasagjeri  dhe me pas ka përplasur edhe autobotin.

Njoftimi i policisë:

DVP Kukës

Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditën e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” dhe autobotin tip “MAN”.

Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, dhe pasagjeri në këtë automjet, të dy banues në Kosovë. Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”,  pasagjerja në këtë automjet dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”./abcnews.al