Aksidenti tragjik në Tepelenë, policia jep detaje

schedule22:02 - 17 Mars, 2024

schedule 22:02 - 17 Mars, 2024

Katër persona humbën jetën nga aksidenti i trefishtë i ndodhur në aksin Tepelenë-Memaliaj.

Mes viktimave janë edhe çifti Lavdosh Bega, 62 vjeç dhe Lefteri Bega, rreth 57 vjeçe. Sipas policisë pesë persona mbetën të plagosur. Dy prej tyre po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Gjirokastrës. Ndërsa tre persona të tjerë janë dëmtuar lehtë.

Sakaq grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin  62 vjeç, banues në Memaliaj.

Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV”, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit Riza Rapaj. dhe Lavdosh Bega si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset Lefteri Bega rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit Lavdosh Bega.) dhe nje shtetase rreth 85 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit dy shtetas të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Ndersa tre shtetas te tjere janë dëmtuar lehtë.

/abcnews.al/