Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, pas dajës, nipi jep shpirt në spitalin e Traumës

schedule16:34 - 19 Maj, 2022

schedule 16:34 - 19 Maj, 2022

Pas vdekjes së 25-vjeçarit Andi Rusta ka ndërruar jetë edhe nipi  i tij, 19-vjeçari  Xheku Logu, i cili ndodhej në makinën që u përfshi mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në Rrugën e Kombit.

Për fat të keq 19-vjeçari dha frymën e fundit në spitalin e Traumës në Tiranë.

19-vjeçari është  nip i 25-vjeçarit Andi Rusta, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Lexo edhe: E enjtja e përgjakur në rrugët e Shqipërisë, 3 viktima në 3 aksidente tragjike

Lajmi për vdekjen e 19-vjeçarit u konfirmuan nga një afërmi i të riut, i cili nëpërmjet një postimi në Facebok shpreh trishtim dhe dhimbje për largimin nga jeta e dy të rinjve.

Familja e të riut ka nxjerrë gjithashtu lajmërimin e vdekjes së 19-vjeçarit.

Varrimi i Xheku Logut do të bëhet të premten, 20 maj ora 11:00.

Homazhet do të zhvillohen te kryqëzimi i ish-Shkollës së Bashkuar, ku do të bëhet edhe nisja drejt Varrezave të Tufinës. Makina me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë nga Tropoja  doli nga rruga dhe përfundoi 100 metra poshtë në humnerë.

Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit pasi nuk janë vënë re gjurmë frenimi në asfalt.

/abcnews.al/.