Aksidenti tragjik në Fier, arrestohet shoferi i “Opel”, çifti Skënderaj në gjendje kritike për jetën, e bija transportohet te Trauma

schedule10:48 - 10 Qershor, 2022

schedule 10:48 - 10 Qershor, 2022

Abcnews.al ka zbuluar detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të 3  pjesëtarëve të familjes Skënderaj, të cilët mbetën të lënduar nga aksidenti rrugor me 3 viktima në fshatin Buzëmadh të Fierit, ku u përplasën një makinë “Ford” me “Opel Zafira”.

Të dhënat nga spitali i Fierit bëjnë të ditur se dy bashkëshortët,  Gerti Skënderaj, 43 vjeç dhe e shoqja Gladiola Meraj, 31 vjeçe i janë nënshtruar operacionit dhe se aktualisht janë në gjendje kritike për jetën, ndodhen në reanimacionit të Fierit.

Gjithashtu mësohet se drejtuesi i automjetit “Opel Zafira”,  Gerti Skënderaj është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lexo edhe: Pamje nga aksidenti në Levan-Tepelenë, makinat të copëtuara, njëra përfundon në kanal

Ndërkohë vajza e tyre 7-vjeçare është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, raporton abcnews.al.

Kujtojmë se nga aksidenti mbetën të vdekur Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj, 78 vjeçe, vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj, dhe bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj.

/abcnews.al/