Aksidenti te Gjiri i Lalzit, e mitura u përplas nga makina, ndërron jetë në spital 8-vjeçarja

schedule21:28 - 7 Korrik, 2024

schedule 21:28 - 7 Korrik, 2024

Një 8-vjeçare nga Sllovakia u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 18-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit. Si pasojë e përplasjes e mitura ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/abcnews.al/