Aksidenti në Tiranë/ Lirohet drejtuesi i autobusit

schedule14:10 - 2 Mars, 2023

schedule 14:10 - 2 Mars, 2023

TIRANË- Agron Xhafa, shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin te “Shllavaret” në kryeqytet është lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Aksidenti u regjistrua me 27 shkurt teksa urbani i linjës së “Unazës” mori përpara disa makina. Në aksident u përfshinë 11 automjete, ndërsa mbetën të lënduar disa persona.

“Gjithashtu, ju njoftoj se ne diten e sotme, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, u mor ne shqyrtim kerkesa per caktimin e mases se sigurimit ndaj shtetasit A.XH. Ne perfundim te shqyrtimit te mases se sigurimit, gjykata vendosi te pranoje kerkesen e prokurorit per caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”, thuhet në njoftim/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!