Aksidenti në Manzë/ Viktima u godit nga dy automjete të ndryshme, arrestohen 3 persona

schedule11:59 - 3 Prill, 2023

schedule 11:59 - 3 Prill, 2023

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me aksidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Sukth – Manzë, ku për pasojë mbeti i vrarë shtetasi me iniciale M.N.

Viktima ishte pasagjer në motomjetin pa targa që drejtohej nga shtetasin, Gj.R, në momentin që është përplasur fillimisht nga shtetasi A.H, 24 vjeç dhe ka rënë në tokë, ndërsa i riu është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas viktima është goditur edhe nga automjeti me drejtues shtetasin H.H. i cili po ashtu është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën me dije se ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve dhe po ashtu edhe drejtuesin e motomjetit.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Sukth-Manzë”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi M. N. (pasagjer në një motomjet), ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kapën dhe arrestuan shtetasit A. H., 24 vjeç, banues në Sukth, H. H., 66 vjeç, banues në Sukth i Ri dhe Gj. R., 43 vjeç, banues në Kullë, Durrës. Rreth orës 20:45, në aksin rugor “Sukth – Manëz”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me motomjetin pa targa, me drejtues shtetasin Gj. R. dhe me pasagjer shtetasin M. N. Nga kjo përplasje, ka rënë nga motomjeti, në rrugë, shtetasi M. N., ndërsa 24-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi M. N., është goditur edhe nga automjeti me drejtues shtetasin H. H., i cili gjithashtu është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, shtetasi M. N. ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një shtetasi, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.r.t/abcnews.al