Ka ndërruar jetë njëri nga shoferët që u përfshinë mesditën e sotme në aksidentin rrugor në fshatin Rrilë në Lezhë.
Abcnews.al mëson se shoferi i mjetit tip Opel 66 vjeç ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndoc Nikolli kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit, e për pasojë nuk mundi të mbijetojë.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, Vitore Nikaj e cila ishte pasagjere, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i makinës tjetër është gjithashtu në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
/abcnews.al/