Në një kohë kur ankthi i familjarëve të të zhdukurve nga tragjedia vdekjeprurëse e trenit në Tempi vazhdon e rritet, fjalët e një babai që kërkon të birin janë edhe më tronditëse.
“Na telefonoi gjysmë ore para aksidentit. Ai është student dhe shkoi në Athinë për tre ditë.
E dashura e tij me të cilën ishte bashkë na tha se gjysmë ore para përplasjes ka shkuar në mensë për të marrë ujë dhe që atëherë e kërkojmë”, tha ai.
“Nuk kam asnjë shpresë dhe nuk besoj në mrekulli, vetëm pres rezultatet nga ADN-ja, është një dhimbje e pakontrollueshme, vetëm një prind e di se si është.
Fatmirësisht kam ende një fëmijë dhe do të jetoj për të”, shtoi babai i studentit.
/abcnews.al