Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premten në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.
Mësohet se një makinë tip “Ford”, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 85-vjeç.
Si pasojë, këtë të shtunë policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin 55-vjeçar.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al