Një 51 vjeçar është vënë në pranga për aksidentin me tre të lënduar që ndodhi mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Korçë-Devoll. Bëhet e ditur se në pranga u vu 51-vjeçari J. L., pasi automjetin e tij tip “Renault” po e drejtonte në gjendje të dehur.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e fshatit Plasë, Maliq kur automjeti i drejtuar nga 51-vjeçari u përplas me një mjet tip “Toyota”, me drejtues B. C. Për pasojë të lënduar mbetën shoferi i Toyota-s, pasagjeri tek automjeti tip “Renault”, A. M., 58 vjeç, banues në Korçë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Kurse, një 17-vjeçare, banuese në Pogradec që ndodhej në mjetin tip “Toyota”, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. /abcnews.al/

