Aksidenti me dy viktima/ Arrestohet shoferi, që drejtonte kamionin e ushtrisë

schedule10:14 - 18 Shkurt, 2025

schedule 10:14 - 18 Shkurt, 2025

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 54-vjeçar nga Tirana, i cili akuzohet se shkaktoi aksidentin tragjik pranë “Kthesës së Viroit”, ku humbën jetën dy qytetarë.

Ai drejtonte një kamion të Forcave të Armatosura, i cili u përplas me një kamionçinë.

Kjo shkaktoi vdekjen e shoferit të kamionçinës dhe të pasagjerit që ishte me të.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin 54 vjeçar, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, thekson policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!