GJIROKASTËR- Polica e Gjirokastrës ka dalë me njoftim zyrtar për të arrestuarit në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën shtatë klandestinë dhe drejtuesi i automjetit.
Polica thotë se ka arrestuar dy persona, ndërsa një të tretë e ka shpallur në kërkim, të gjithë nga Shkodra. Ky i fundit konsiderohet si koka e grupit te trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.
Të arrestuarit janë Agustin Gjeta 26 vjeç dhe Ramazan Dekovi 23 vjeç. Këto të tre persona, dyshohet se bashkëpunonin me shoferin, Edison Bregaj i cili humbi jetën në aksident.
Policia e Gjirokastrës thotë se shtatë viktimat janë nga Pakistani, ndërsa tre prej tyre janë identifikuar. Aktualisht vijojnë ekzaminimet mjeko-ligjore për identifikimin e katër të tjerëve./ abcnews.al