Aksidenti me 5 viktima, familja e shoferit të furgonit hap dyert e mortit, la pas 3 fëmijë

schedule11:21 - 27 Gusht, 2021

schedule 11:21 - 27 Gusht, 2021

Sot i jepet lamtumira Bardhi Prodo, 51 vjeç, i cili ishte shoferi i furgonit që u aksidentua në Qafë-Muzinë ku si pasojë humbe vetë jetën së bashku me 4 persona të tjerë.

Së fundmi familja Prodo në Sarandë, ka hapur dyert e mortit, për të bërë nderimet e fundit për babanë e 3 fëmijëve.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë sot është arrestuar Rexhina Çelhaka, 22-vjeçarja e cila u përfshi me mjetin e saj në një aksident tragjik pasditen e djeshme ku humbën jetën 5 persona.
Sipas asaj që raporton policia, 22-vjeçarja, duke drejtuar makinën e saj “Land Rover”, në aksin rrugor Muzinë-Jorgucat, është përplasur me një furgon me drejtues Bardhi Prodo., 51 vjeç dhe për pasojë mjeti furgon ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Policia konfirmon se pesë persona humbën jetën, pasi furgoni ra në humnerë. Viktimat janë shoferi i furgonit, Bardhi Prodo, 51 vjeç dhe një çift të moshuarish Fiqiri dhe Drita Korçari, përkatësisht 77 dhe 72 vjeç, banues në Tiranë të cilët ishin pasagjerë. Ndërkohë, policia konfirmon se kanë humbur jetën, po ashtu Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosura katër vajza, mes tyre edhe shoferja e mjetit “Land Rover”. E vetmja e mbijetuar, e cila ndodhej në furgon është Greta Daberdini, 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

E vetmja e mbijetuar, e cila ndodhej në furgon është Greta Daberdini., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, lëndime ka marrë edhe shoferja e “Land Roverit”, Rexhina Çelhaka edhe dy të reja Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali, të cilat ishin pasagjere në mjetin e saj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!