Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas aksidentit tragjik me katër viktima dhe disa të plagosur në aksin Tepelenë-Memaliaj.
Balla shprehet i pikëlluar për humbjen e jetëve, dhe plagosjen e dy shtetesave, ndërsa apelon që drejtuesit e automjeteve të respektojne rregullat. Gjithashtu shton se Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
I pikëlluar për humbjen e katër jetëve dhe dy të plagosur në aksidentin tragjik të natës së sotme pranë Tepelenës. Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës është detyrim ligjor e përgjegjësi ndaj jetës. Ndërsa Policia Rrugore duhet të rrisë edhe më shumë kontrollet dhe forcën parandaluese.
/abcnews.al/