Aksidentit të ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamzë nuk ka mundur t’i mbijetojë më e moshuara mes udhëtarëve. Bëhet e ditur se 82-vjeçarja që po udhëtonte bashkë me katër persona të tjerë nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërsa, shoferi dhe tre pasagjerët e tjerë janë duke marrë kujdes shëndetësor te spitali i Traumës në Tiranë. Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit A. B., 41 vjeç dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç e A. M. dhe B. M., që janë të mitur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 kur 41-vjeçari, si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi në kanal. /abcnews.al/