Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti me 3 viktima në Vlorë/ Shkak, pozicionimi i gabuar në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara

schedule09:52 - 23 Mars, 2026

schedule 09:52 - 23 Mars, 2026

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë tre viktima ka tronditur Vlorën, ndërsa hetimet paraprake hedhin dyshime mbi shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Sipas informacioneve nga polici , dyshohet se një nga mjetet, tip “Ford”, ka qenë duke levizur në mes të rrugës, dhe me shpejtësi duke krijuar rrezik të menjëhershëm për qarkullimin.

Ndërkohë, mjeti tjetër dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara, rreth 110–120 km/h, në një segment ku kufizimi është 80 km/h.



Kombinimi i pozicionimit të gabuar në rrugë dhe tejkalimit të shpejtësisë dyshohet të ketë qenë shkaku sipas policisë në përplasjen fatale.

Viktima të aksidentit në Drashovicë mbetën shoferët Adi Alushaj 30 vjeç dhe Esat Brahimaj 40 vjeç dhe pasagjeri Andrea Begaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!