Aksidenti i trefishtë në Kavajë, policia dërgon fajtorët në prokurori

schedule14:50 - 16 Maj, 2019

schedule 14:50 - 16 Maj, 2019

Policia e Kavajës ka dërguar në prokurori dosjen hetimore për aksidentin tragjik me tre të vdekur. Nga provat e saj, të dy palët  kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Në vendin ku tre jetë u shuan janë shtuar policët. Dy grupe të task-forcë po monitorojnë me radar shpejtësinë e mjeteve në qarkullim në hyrje të Kavajës dhe në autostradën Kavajë- Rrogozhinë.

Por për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik  do të duhen afro 2 muaj. Policia ka referuar në prokurori të dhëna dhe provat e vendit të ngjarjes. Bazuar nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë së objektit ku ndodhi aksidenti, policia ka gjetur fajtor drejtuesin e mjetit Benz si dhe gratë këmbësore.

Makina ishte me shpejtësi mbi 100 km në orë në një zonë të banuar, ku kufiri maximal i lejuar është 40 km në orë. Kurse viktima femër bashkë me dy vajzat e saj ka lëvizur  në një pikë që nuk lejohet për këmbësore.

46  vjeçarja Lumturie Demrozi është futur e para për të kaluar rrugën, tregohet në kamerat e sigurisë. Vajzat e saj janë nisur disa sekonda pas nënës.  Pasi kalon korsinë e parë  në të dytën  ajo përplaset  fatalisht nga mjeti që drejtonte  24 vjeçari Vilson Cara.

Trupit i gruas është hedhur disa metra në ajër duke u përplasur fort në tokë  ku dhe mbeti e vdekur në vend. Fatmirësisht dy vajzat e saj 21 dhe 13 vjeçe u lënduan lehtë nga ky aksident.

Kurse makina e dy të rinjve,  Gentian Belba dhe Vilson Cara  pasi goditi 46 vjeçaren doli jashtë kontrollit dhe u përplas me tabelën e karburantit buzë rrugës.

Pasagjeri vdiq në vend dhe drejtuesi ndërroi jetë në spitalin e traumës, në ditëlindjen e 24 të tij./ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!