Aksidenti i rëndë në Elbasan, vdes në spital izraelitja

schedule12:44 - 31 Gusht, 2019

schedule 12:44 - 31 Gusht, 2019

Ka ndërruar jetë ditën e sotme një prej të aksidentuarve ditën e djeshme në Elbasan.

Turistja nga Izraeli nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga aksidenti i djeshëm, në Elbasan, kur motoçikleta me të cilën udhëtonte si pasagjere u përplas me një mjet “Toyota”, dhe më tej edhe me një mjet “Audi”.  M.N., 31 vjeçe, ndëroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë shtetasit: F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”.

Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”, dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndëroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:

Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!