Aksidenti i frikshëm në Durrës, shpëtojnë dy shoferët, nuk gjendet autori

schedule14:01 - 29 Tetor, 2019

schedule 14:01 - 29 Tetor, 2019

Për vdekjen e shpërndarësit të picave në Durrës ende nuk është gjetur autori. Gjykata vendosi dërgimin në shtëpi me masën e sigurisë detyrim paraqitje për shoferin e autobusit Petrit Topallin,  kurse për shoferin e furgonit Ferdinant Torozin u la vetëm 20 ditë burg për sqarimin e rrethanave.

Gjatë kësaj seance nuk tha se cili është autori i aksidentit ndaj Ramazan Batës, trupi i te cilit u gjet tek sheshi në hyrje të Portit pranë Urës së Dajlanit.

Ai u shkëput nga pjesa e fundit e furgonit, por shoferi ka deklaruar sërish që as ishte në dijeni për një fakt të tillë.

Kurse motori i viktimës u gjet poshtë rrotave të autobusit, por prokuroria ka thënë se nuk ka prova që ai u godit nga ky mjet.

Për shoferin e furgonit Ferdinant Torozi u kërkua 20 dite burg me kërkesë të prokurorisë për verifikimin e disa informacioneve shtesë.

Megjithatë për momentin kjo ngjarje ka mbetur pa autorë pavarësisht se përmes një video horror u krijua ideja që viktima është tërhequr zvarrë për më shumë se 1.5 km nga mbikalimi i Shkozetit ku ishte autobusi deri te Ura e Dajlanit.

/abcnews.al