Aksidentet rrugore, pikat e “vdekjes” që marrin jetë njerëzish në Elbasan

schedule15:19 - 27 Shtator, 2019

schedule 15:19 - 27 Shtator, 2019

Në Qarkun e Elbasanit ka disa segmente rrugore dhe kthesa që cilësohen si pikat e vdekjes për shkak të numrit të lartë të aksidenteve rrugore. Gazetari i ABC News Fatos Salliu na sjell një përshkrim më të plotë.

Këto janë pamjet e aksidentit më të fundit në rrugën Elbasan- Peqin. Katër gra humbën jetën në përplasjen e tre makinave dhe drejtuesit e tyre u plagosën. U arrestua njeri nga shoferët që besohet se bëri parakalim të gabuar me pasoja tragjike.

Por cilat janë pikat me fatkeqe ose të njohura ndryshe pikat e vdekjes në Qarkun e Elbasan. Nw rrogozhinë-Peqin, vendi ku kanë ndodhur më shumë aksidente është “Kthesa e Gjoccajve”. Një kryqëzim ku drejtuesit dalin menjëherë në rrugë dhe përplasen me njëri-tjetrin. Së fundmi u vendos sinjalistika paralajmëruese.

Peqin-Elbasan. Pikat më problematike janë “Kryqëzimi i Cërrikut” tek Ura e Zezë mbi Shkumbin në fshatin Papër, segmenti Papër-Vidhas, Elbasan-Metalurgji dhe Unaza Jugore e Elbasanit, Elbasan-Librazhd, Labinot Fusha, Ura e Trenit në Xibrakë, kthesa e Murrashit.

Në aksin Librazhd-Qafë Thanë numërohen disa kthesa ato afër Pishkashit, ngjitja për në Qafë Thanë. Nga ekspertizat e deritanishme të ngjarjeve të rënda, ka rezultuar se shkaqet kryesore të aksidenteve janë shpejtësia dhe abuzimi me alkoolin, por edhe mungesa e sinjalistikës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!