Aksidentet rrugore, humbin jetën tre persona

schedule20:15 - 21 Mars, 2019

schedule 20:15 - 21 Mars, 2019

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në tre aksidente të ndodhura gjatë ditës së sotme në Velipoje, Tepelenë dhe Burrel.

Një këmbësor u aksidentua për vdekje nga një mjet mbrëmjen e së entjes në Velipoje. Viktima është 40-vjeçari Bujar Bujaj. Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës tip “Benz”. Dyshohet se ai ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në momentin kur këmbësori po kalonte rrugën.

Më herët një 18-vjeçare u aksidentua në rrugën Tepelenë-Krahës dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë. Shqiponja Xhafa, së bashku me të fejuarin e saj Sokol Brahimi, 26 vjeç, po udhëtonin me mjetin e tyre tip “Volkswagen”, kur u përplasën me një minibus i linjës Elbasan–Sarandë.

Por fatkeqësisht e reja nuk i mbijetoi dot plagëve të marra në përplasjen e dy automjeteve. Kurse pesë personat e tjerë të lënduar në këtë aksident ndodhen në spitalin e Gjirokastrës.

Edhe në Burrel, tek vendi i quajtur ish-Pularia, një kamionçinë doli nga rruga dhe përfundoi poshtë saj. Drejtuesi i mjetit, një 30-vjeçar, humbi jetën në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!